SI SOT/ Shqiptarët me tasa e qese në sulm për tortën gjigante të Bashës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.11.2025, 09:28

Në 28 nëntor 2012, Tirana u bë skena e një prej festimeve më të pazakonta të 100-vjetorit të Pavarësisë, një tortë gjigante prej rreth 550 metrash katrorë dhe 18 mijë kilogramësh, përgatitur nga rreth 200 pastiçierë me një kosto rreth 100 mijë euro. Ceremonia nisi madhështore, me fjalime zyrtare dhe me prerjen e copave të para nga kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha.

Por sapo thika preu tortën, situata ndryshoi ritëm. Turma u hodh drejt ëmbëlsirës me një vrull që pak kishte të bënte me solemnitetin e 100-vjetorit. Në videot që qarkullojnë ende sot, shihen qytetarë duke u shtyrë, duke marrë copa tortash me duar, pjata, madje edhe me qese plastike si të ishte fjala për një ofertë të rrallë në ditë tregu, jo për një simbol kombëtar me shije shege dhe një shqiponjë çokollate në mes.

Ngjarja, e menduar si një moment bashkimi, u kthye në një skenë komike e paksa e hidhur, që sot kujtohet si shembull i organizimit të dobët dhe i entuziazmit të çliruar pa kontroll. Torta gjigande mbeti simbol i dyfishtë i asaj dite, nga njëra anë madhështia e datës, nga ana tjetër realiteti, ajo që nuk harrohet lehtë nga mendja e secilit është akti barbar që i punuan tortës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit