Pas shumë vonesash, organizatat mjedisore kanë arritur një sukses të madh në gjyq kundër Aeroportit të Vlorës në Shqipëri.
Gjykata Administrative e Apelimit ka rikthyer rastin ndaj Aeroportit të Vlorës për gjykim në instancën e parë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të çështjes në thelbin e saj. Kjo padi, e iniciuar nga partnerët e organizatat mjedisore shqiptare ka si qëllim mbrojtjen e Lagunës së Nartës – një zonë ndërkombëtarisht të mbrojtur dhe një habitat të rëndësishëm për migrimin e zogjve, si pjesë e deltës së Vjosës.
Annette Spangenberg, kreu i programit të ujërave të EuroNatur, shprehet: "Vonesa trevjeçare ka pasur pasoja shkatërruese për zonën që padia ka për qëllim të mbrojë. Pavarësisht padisë dhe apelimeve të shumta nga Konventat e Bernës dhe Komisioni Evropian për të ndalur ndërtimin, punimet vazhduan në Lagunën e Nartës, duke shkaktuar shkatërrimin masiv të një nga ekosistemet më të vlefshme në Shqipëri dhe Evropë."
Ky akt gjyqësor përfaqëson një hap të rëndësishëm për ruajtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e biodiversitetit në këtë rajon.