Në këtë mesnatë që na solli zyrtarisht në 28 Nëntor, ditën që shënon 113-vjetorin e Pavarësisë në Shqipëri, redaksia jonë ka marrë një urim tejet të veçantë dhe emocionues.
Është një video, e dërguar nga një qytetare, në të cilën shfaqet e bija e saj, Aurora Gjoka, një vogëlushe 8-vjeçare nga Mirdita, teksa interpreton me shumë ndjenjë këngën patriotike, "Jam Kosova e Shqiptarisë".
“🇦🇱 JAM KOSOVA E SHQIPTARIS🇦🇱 Aurora Gjoka nga Mirdita përshëndet të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen. Gëzuar 28-29 Nëntorin,” shkruan nëna e vogëlushes.
Zëri i saj i pastër na kujton se dashuria për atdheun dhe bashkimin tonë kombëtar nuk shuhet kurrë, por ringjallet edhe më fuqishëm te brezat që rriten.
Ky talent i vogël na rikujton se lidhja shpirtërore mes shqiptarëve është më e fortë se kufijtë dhe koha.
Gëzuar festën e Flamurit, shqiptarë kudo që ndodheni! U bashkoftë zemra jonë gjithmonë nën simbolet kuqezi!