Klienti vjedh unazën me pesë gurë diamanti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2025, 00:00

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur në argjendarinë e tij.

Në videon e dërguar, shihet qartë një klient që fillimisht tenton të marrë një byzylyk të vendosur mbi vitrinë, por nuk arrin ta kapë. Më pas, ai merr një unazë me pesë gurë diamanti, të cilën argjendari e vlerëson rreth 2500 euro.

Sipas denoncuesit, personi kishte mbërritur me një automjet tip “Golf 5” të zi, me targa maqedonase.

Ai shton se klienti fliste shqip me dialekt verior. Ngjarja është denoncuar edhe në polici dhe pritet ndërhyrja e autoriteteve për identifikimin e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit