Shoferi godet motorin dhe “zhduket” si fantazmë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.11.2025, 21:42

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e papërgjegjshme të një drejtuesi automjeti, i cili pasi goditi një motor të parkuar, u largua pa dhënë shpjegime dhe pa marrë përsipër dëmin e shkaktuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në një lagje të kryeqytetit. Në videon e dërguar nga qytetari, shihet qartë një automjet që gjatë manovrës së kthimit përplas nga pas një motor të parkuar buzë rrugës. Pas goditjes, shoferi ndalon për një moment, por më pas largohet menjëherë, pa tentuar të njoftojë pronarin ose t’i rikthejë motorin në vendin e mëparshëm.

Qytetari i prekur thotë se pret që shoferi të kontaktojë brenda 3 ditësh, përndryshe do ta denoncojë rastin në institucionet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit