Një tjetër skandal tenderash shpërthen në zemër të drejtësisë shqiptare. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, institucioni që duhet të mbrojë ligjin dhe të godasë korrupsionin, rezulton vetë e zhytur në një tender të dyshimtë për blerjen e pelerinave të gjyqtarëve dhe uniformave të punonjësve gjyqësorë.

Tenderi është zhvilluar nga ky institucion nën administrimin e kancelarit Donald Xhelili, ndërsa fituese është shpallur Blerina Sadiku, me një ofertë prej 3,264,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 40 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shumë përbën rreth 97.9% të fondit limit, i cili ishte 3,333,333 lekë pa TVSH, një sinjal klasik i një gare të mbyllur ku fituesi duket se ka qenë i paracaktuar.

Sipas hulumtimit të dokumentacionit zyrtar nga JOQ Albania, tenderi me numër reference REF-66228-10-22-2025 ka pasur vetëm 3 operatorë ekonomikë, një pjesëmarrje e jashtëzakonisht e ulët për një prokurim kaq të thjeshtë.
Por ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është fakti se:

Gjithçka të çon drejt të njëjtit konkluzion: një tender i manipuluar, i hartuar për të favorizuar paraprakisht fituesen e shpallur.
Në vend që të qëndrojë në vijën e parë të luftës kundër abuzimeve me fonde publike, Gjykata e Tiranës, institucioni që duhet të ndalojë hajdutët, kape vetë në flagrancë duke i zhvatur qytetarëve miliona lekë me një procedurë të dyshimtë tenderimi.
Një tjetër provë se korrupsioni në Shqipëri nuk po luftohet nga institucionet… sepse shpesh institucionet vetë janë problemi.
