“Do t’i denoncoj te AMP! Dy efektivë na gjobitën kot në Elbasan”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.11.2025, 19:43

Një qytetar nga Elbasani i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë publik një denoncim lidhur me dy gjoba të vendosura nga policia ndaj tij dhe një shoku të tij, për parkim të mjeteve në një nga rrugët e qytetit. Ai pretendon se parkimi në atë zonë lejohet pas orës 20:00 dhe se gjobat janë vendosur në mënyrë të padrejtë.

Sipas qytetarit Fabian Kadriu, i cili ka dërguar edhe një video shpjeguese, sinjalistika rrugore në vendin ku ishin parkuar automjetet tregon qartë se parkimi është i lejuar pas orarit të caktuar. Ai e cilëson vendosjen e gjobave si “shkelje të ligjit” dhe “kundravajtje nga efektivët”.

Kadriu deklaron se do t’i drejtohet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për të bërë një kallëzim lidhur me këtë situatë. Ai përmend se sipas tij gjobat janë vendosur nga dy efektivë policie, të identifikuar si Dedjon Duraku dhe Erjon Balla.

Kadriu ka autorizuar publikimin e emrit të tij dhe kërkon që rasti të bëhet i ditur publikisht, si një paralajmërim se ligji nuk respektohet si duhet në raste të ngjashme.

Ai shkruan:

Ditën e sotme në Elbasan janë parkuar dy makinat tona (E imja dhe e shokut) në një nga rrugët kryesore ku realisht lejohet parkimi, dhe kemi marrë dy gjoba të pakuptimta.

Siç e kam shpjeguar dhe për njerëzit që do ta shohin këtë video, tabela e lejon parkimin pas orës 20:00. Kjo që na ka ndodhur është kundravajtje penale dhe shkelje e ligjit.

Emrat e Policëve publikoni ju lutem, sepse ditën e nesërme do të bëj dhe kallëzim tek AMP për këtë situatë, për Dedjon Duraku dhe Erjon Balla. Janë dy policët autorë të gjobave. Emri im është Fabian Kadriu dhe mund ta vendosni dhe emrin tim tek postim nuk është problem, po ju lutem mbi të gjitha postojeni.

Faleminderit dhe punë të mbarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit