Gjykata e Durrësit lë në burg 14-vjeçarin që goditi me thikë në zemër 15-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2025, 18:15

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për adoleshentin M.K., 14-vjeç, i cili u përfshi dy ditë më parë në një ngjarje ku plagosi rëndë me thikë 15-vjeçarin E.B, duke e goditur dy herë në zonën e kraharorit.

Prokuroria e akuzon 14-vjeçarin për dy vepra të rënda penale: vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

“Masë Sigurimi “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit ne konflikt me ligjin M. K. i dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 76-22 e 279/2 K.Penal”- Gjyqtar: Elvis Sulejmani- Gjykim datë 27.11.2025 , ora 14:30- Me dyer të mbyllura (për shkak të parashikimeve ligjore në fuqi dhe veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së të miturit në konflikt me ligjin)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, 15-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdes intensiv në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Adoleshenti pësoi dy plagë në zonën e zemrës dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni të ndërlikuar kirurgjikal.

Mjekët raportojnë se gjendja e tij shëndetësore pas ndërhyrjes paraqitet e stabilizuar.

Dyshohet se shkaku i sherrit mes dy të rinjve ka qenë një konflikt i nisur prej komenteve në platformat e rrjeteve sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit