Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e ndjeshme të nivelit të Vjosës, i cili ka dalë sërish nga shtrati në zonën e njohur si 'Pazari i Kafshëve', duke krijuar përmbytje dhe duke vënë në rrezik disa banesa pranë lumit.
Sipas të dhënave të mbërritura deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vazhdojnë të shtohen.
Emergjencat Civile njoftojnë se reshjet pritet të intensifikohen në zonat jugore të vendit, përfshirë edhe Përmetin, çka mund të rëndojë situatën përgjatë shtratit të Vjosës.
Rreth 13 banesa që ndodhen pranë lumit raportohen në rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet.