Akili, 28-vjeçari që u aksidentua për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2025, 16:26

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës. 28-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Akili ishte djalë i vetëm dhe miqtë e familjarët e cilësojnë si një djalë me zemër të madhe dhe shumë të respektueshëm.

Redaksia e JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllimet familjes Gjeçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit