SI SOT/ Lushnjarët, kavajsit dhe peqinasit, të parët që ndezën flakën e lirisë në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.11.2025, 15:31

Sot, 27 Nëntor 2025, rikujtojmë me krenari një moment vendimtar që i parapriu aktit historik të Pavarësisë së Vlorës. Më 27 Nëntor 1912, vetëm një ditë para shpalljes së Pavarësisë, Lushnja, Kavaja dhe Peqini u bashkuan në një hap të guximshëm duke ngritur flamurin kuq e zi dhe duke shpallur largimin nga sundimi osman.

Në ato ditë të mbushura me pasion kombëtar, këto tre qytete u bënë pararojë e lëvizjes çlirimtare, duke ndezur flakën e lirisë që do të përhapej në mbarë vendin. Patriotët lushnjarë, kavajas dhe peqinas, me vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare, dëshmuan se pavarësia nuk ishte vetëm vepër e një qyteti, por fryt i një zgjimi të gjerë popullor.

Kjo ditë e 27 Nëntorit mbetet një nga faqet më të çmuara të historisë sonë, një dëshmi e bashkimit, guximit dhe aspiratës shekullore për liri.

Rroftë Shqipëria!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit