Çfarë po ndodh te liqeni Artificial? Peshqit përpëliten dhe ngordhin pranë digës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2025, 15:16

Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët e Tiranës në lidhje me Liqenin Artificial.

Qindra peshq janë parë duke u përpëlitur, ndërsa shumë prej tyre kanë ngordhur, pranë digës së liqenit.

Dëshmitarët thonë se tufat e peshqve qëndronin pranë digës, duke u përpëlitur dhe ngordhur, por nuk kanë mundur ta kuptojnë shkakun e kësaj gjendjeje.

Ata thonë se kjo nuk është hera e parë që Liqeni Artificial bëhet shkak për ngordhjen e gjallesave që jetojnë në të.

Ka dyshime se kjo situatë mund të jetë pasojë e nivelit të ulët të oksigjenit në ujë, ndotjes së shtuar apo ndryshimeve të papritura të temperaturës, faktorë që shpesh ndikojnë drejtpërdrejt në jetën ujore.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit