Osman Azemi vizitohet në spital nga Konsullja e Kosovës në Stamboll, Suzan Novobërdaliu

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.11.2025, 14:57

Aktori i njohur, Osman Azemi, po kalon një periudhë të gjatë trajtimi shëndetësor, ndërsa sot ka pranuar një vizitë të veçantë nga Konsullja e Kosovës në Turqi, Suzan Novobërdaliu.

Vizita u bë publike përmes rrjeteve sociale, ku u nda një foto nga ambientet e spitalit, përkrah postimit të mjekut që po e ndjek procesin e tij shëndetësor.

Sipas mbishkrimit, Konsullja Novobërdaliu dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë vizituar Azemin, duke i uruar shërim të shpejt.

“Falenderojmë për vizitën dhe mbështetjen,” shkruhej në postim.

Aktori shihet i buzëqeshur ndërsa vizita duket se ka qenë një moment inkurajimi për të në këtë fazë të trajtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit