Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve zyrtare, 28-vjeçari me inicialet A. Gj. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.