SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka ekzekutuar arrestimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i dyshuar për përfshirje në një grup kriminal të goditur gjatë operacionit të përbashkët kundër trafikut të drogës.
Sipas burimeve, Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrjen e sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Hetimet kanë zbuluar se dyshimet lidhen me periudhën kur ai ka shërbyer pranë strukturës operative, ku mendohet se janë kryer veprat penale.
Arrestimi i tij vjen në kuadër të goditjes së një rrjeti të trafikut ndërkombëtar, i cili është hetuar paralelisht nga SPAK dhe pala italiane.