Heroinë nga Shqipëria dhe kokainë nga Amerika e Jugut, goditen bandat shqiptare: Sekuestrohen 3 mln € pasuri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2025, 12:51

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës po zhvillohet që prej mëngjesit mes Italisë, Shqipërisë, Francës dhe Anglisë. Me vendim të Gjykatës së Brescias janë lëshuar 24 masa sigurie ndaj një grupi kriminal, ku përfshihen edhe shtetas shqiptarë. Dhjetë masa sigurie janë ekzekutuar në provincën e Brescias.

Në Shqipëri, me urdhër të SPAK, është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Grupi i trafikut të drogës, me bazë operative në provincat Rovato dhe Palazzolo të Italisë, kishte rolin e furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Brescias. Heroina transportohej nga Shqipëria, ndërsa kokaina vinte nga Amerika e Jugut.

Në hetim janë gjithsej 49 persona, 46 prej të cilëve shqiptarë. Janë sekuestruar rreth 3 milionë euro pasuri, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë drogë – kokainë dhe heroinë – që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro. Droga transportohej kryesisht me kamionë, ku shoferët ishin bashkëpunëtorë të grupit, por ka pasur raste edhe me autobusë.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias, është rezultat i pesë viteve punë hetimore (2020–2025) në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane. Sipas hetuesve, grupi ka përdorur rrugë tregtare drejt porteve kryesore të Europës Veriore për trafikun e kokainës dhe organizonte shpërndarjen e saj në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit