39-vjeçari u mbyt në përrua, flasin banorët: Niveli i ujit kaloi urën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2025, 12:16

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot fshatin Mlizë në Bashkinë Elbasan, ku 39-vjeçari Ilia Tahiri u gjet i mbytur në përroin pranë banesës së tij. Momente nga incidenti janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, dhe sipas të afërmve, duket se viktima ka tentuar të kalojë urën në momentin kur përroi kishte prurje të mëdha.

Banorët e zonës shprehen të tronditur, duke theksuar se një ngjarje e tillë nuk është regjistruar më parë në fshat. Sipas tyre, prurjet e fuqishme të përroit, që tejkalonin nivelin e urës, kanë qenë shkaku kryesor i tragjedisë. Ata e përshkruajnë Tahirin si një person të qetë dhe shumë miqësor.

Hetimet paraprake dyshojnë se 39-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht dhe është marrë nga rrjedha e përroit. Kërkimet vijuan gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i tij u gjet në orët e para të mëngjesit nga ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencave të Elbasanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit