Një qytetar nga Përmeti ka denoncuar përmes redaksisë tonë skandalet e vazhdueshme të QSUT-të pasi shërbimet shëndetësore nuk po ofrohen ashtu siç duhet për shkak të pajisjeve jo funksionale.
Ai ka treguar se aparati i ESWL (trajtim me valë goditëse për gurët në veshka) është jashtë funksionit prej rreth tre javësh.
Sipas qytetarit, familjarit të tij, i cili ndodhet në gradën e tretë të sëmundjes dhe ka vendosur stent, i është shtyrë seanca e planifikuar më 18 nëntor, duke e lënë në rrezik komplikacionesh dhe në dhimbje të vazhdueshme.
Ai thotë se nga stafi është njoftuar se pajisjet e nevojshme për riparimin e aparatit ende nuk janë porositur. Familjarët pretendojnë se telefonatat e tyre të përditshme marrin të njëjtën përgjigje: aparati nuk funksionon dhe pacientët nuk duhet të paraqiten.
Pacienti jeton në Përmet dhe thotë se udhëtimet e kota, vonesat dhe mungesa e sigurisë mjekësore po u shkaktojnë stres të madh.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Sherbimet shendetesore nuk funksionoj si duhet fatkeqesisht ne Shqiperi. Aparati I ESWL NE QSUT ka rreth 3 jave qe eshte jashte funksionit. Kam komunikuar dhe mu tha se nuk jan porositur veglat per riparimin e tij. Nderkohe qe babai im duhej te kishte kryer seancen e radhes ne 18 nentor. Ai eshte grada e 3 dhe ka stent te vendosur ndaj cdo vones perben rrezik per komplikacione dhe e mban pacientin ne dhimbje stres pasiguri. Kerkojme nderhyrje urgjente! Pacientet nuk mund te presin pa fund. Do tju isha mirenjose JOQ nqs do ta publikonit kete ms,,, respekt
Ne jetojm ne Permet na kan njoftuar mos I hajdeni se aparat ura nuk funksionon I mar ne tel cdo dit te njejten pergjigje nga java nga java