Rruga “Sabri Preveza” në Astir vijon të qëndrojë pa ndriçim publik, edhe pse punimet kanë përfunduar prej 7–8 muajsh. Banorët dhe bizneset e zonës shprehen të revoltuar, pasi dritat nuk janë vënë asnjëherë në funksion, duke e lënë rrugën në errësirë totale gjatë mbrëmjes dhe duke rritur pasigurinë për qarkullimin.
Një pronar biznesi në këtë rrugë thotë se paguan çdo muaj taksën e ndriçimit, ndërkohë që ndriçim realisht nuk ka. Ai apelon që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë sa më shpejt për aktivizimin e ndriçimit publik, pasi mungesa e tij po dëmton aktivitetin e përditshëm dhe sigurinë në zonë.
Denoncimi i banorit:
Përshëndetje JOQ! Këtu jemi në rrugën “Sabri Preveza” Astir, e cila ka 7-8 muaj që ka përfunduar dhe siç e shikoni dritat në këtë rrugë nuk janë lidhur kurrë. Unë kam një biznes në këtë rrugë dhe paguaj taksa ndriçimi çdo muaj, ndërkohë që ndriçim nuk kam.