Arrestohen dy vajza nga Brazili në Durrës për prostitucion

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27.11.2025, 09:51

Në Durrës, policia ka arrestuar dy vajza nga Brazili, B. B. (24 vjeçe) dhe H. D. (21 vjeçe), pas një operacioni të koduar “STORM”. Ato kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2, të cilin e shfrytëzonin për prostitucion dhe konsumimin e lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes, vajzat i bënë rezistencë policisë duke refuzuar të hapin derën. Ajo u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.

Policia sekuestruar dy pasaporta, para në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, karta SIM, dhe lëndë narkotike të dyshuara si kanabis.

Të dyja vajzat përballen me akuza për "Prostitucion", "Përshtatja e ambienteve për prostitucion" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit