A ndjehet në faj Isa Mustafa për ndryshimin e Vjosa Osmanit?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.11.2025, 09:52

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se e ndjen pak barrën e fajit që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka evoluar jashtë LDK-së.

Ai thotë se ka bashkëpunuar mirë me Vjosa Osmani derisa bashkë ishin pjesë e LDK-së.

“Edhe në kohën kur jemi anëtarësuar në Partinë Popullore Evropiane kemi punuar bashkë në implementimin e të gjitha kritereve që ata kërkonin prej nesh. Ajo ishte kohë kur është punuar shumë në LDK”, tha Mustafa.

Por pastaj, sipas tij Osmani ka nisur t’i kundërshtojë qëndrimet e LDK-së.

“Prej vitit 2015 e këndej, sidomos në kohën e Demarkacionit. Por ne nuk kemi marrë masa, sepse në LDK gjithmonë kemi zhvilluar njëfarë sjellje e cila nuk i përjashton njerëzit, nuk i largon njerëzit nga partia, por i lë në qoftë se do të vazhdojë le të vazhdojë, në qoftë se jo le ta gjejë vet rrugën”, ka thënë mbrëmë Mustafa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit