Probleme teknike në disa fidera të Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Tiranës. Tre prej linjave janë rikthyer në funksion herët në mëngjes falë manovrimeve në skemë unazë, ndërsa për pjesën tjetër po vijojnë punimet për riparim.
Ekipet në terren po punojnë për të lokalizuar dhe rregulluar defektet në fiderat që ende mbeten jashtë shërbimit. Sipas burimeve teknike, pritet që situata të stabilizohet sapo të përfundojnë ndërhyrjet në linjat e dëmtuara.
Aktualisht pa energji elektrike mbeten zonat TEG–Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills, ndërsa normalizimi i furnizimit pritet të ndodhë brenda orëve në vijim.