Shtëpia në Lezhë përfshihet nga flakët, shkak një rezistencë e lënë e ndezur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.11.2025, 09:10

Një banesë njëkatëshe në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës u përfshi nga flakët mëngjesin e së enjtes, rreth orës 08:00. Zjarri shkrumboi plotësisht njërën prej dhomave të shtëpisë, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në gjithë ambientin.

Në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ndodhej asnjë anëtar i familjes. Fqinjët ishin të parët që vunë re flakët dhe njoftuan menjëherë zjarrfikësit dhe policinë, të cilët mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zjarrin.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit