Kapet “përkthyesi” shqiptar në Skoci, u shtir si italian për të mbuluar fermat e drogës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.11.2025, 08:53

Një shtetas shqiptar, Afrim Krasniqi, është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata e Lartë në Glasgow, pasi u shpall fajtor për rolin e tij si ndërmjetës në një rrjet të strukturuar kriminal që menaxhonte ferma kanabisi në disa zona të Skocisë. Ai kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe përdorej nga grupi për të siguruar prona nën identitet të rremë, duke pretenduar se ishte një qytetar italian që kërkonte strehim për familjen e tij.

Hetimet zbuluan një operacion të gjerë kultivimi kanabisi me vlerë tregu prej 3.8 milionë paundësh, ndërsa policia gjeti ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivim në Renfrewshire, Edinburgh, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus. Krasniqi u arrestua në një adresë në Edinburg, pas raportimeve të banorëve në Aberdeen për aktivitet të dyshimtë në disa prona.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Lord Arthurson e cilësoi çështjen si një “ndërmarrje kriminale të planifikuar me kujdes”, ndërsa dënimi u ul nga gjashtë në pesë vjet për shkak të pranimit të fajësisë. Mbrojtja theksoi se roli i Krasniqit ishte kryesisht ndërmjetësim, pasi ai zotëronte njohuri më të mira të anglishtes, megjithëse ishte i vetëdijshëm se po lehtësonte një aktivitet të paligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit