35-vjeçari humb jetën pasi rrëmbehet nga përroi në Mlizë të Elbasanit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.11.2025, 08:28

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Mlizë të Elbasanit, ku 35-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu ka rënë në ujë në një moment pakujdesie, ndërsa mendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Familjarët dhe banorët e zonës njoftuan menjëherë autoritetet, duke nisur kërkimet që mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe rrjedhës së fuqishme të përroit, ekipet e kërkim-shpëtimit vijuan operacionin gjatë gjithë natës.

Në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit arritën të gjenin trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit