Skandal në autostradën Tiranë-Durrës: Ambulancës me pacient brenda i çahen dy goma!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2025, 23:32

Një tjetër situatë alarmante është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, këtë herë në afërsi të Vorës. Siç shihet në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, një ambulance që po transportonte një pacient nga Fieri drejt Tiranes, i janë çarë dy goma pasi ka kaluar mbi një gropë të madhe në aks.

Sipas qytetarit denoncues, pacienti është detyruar të merret nga një ambulancë tjetër, ndërsa mjeti i dëmtuar ka mbetur në mes të rrugës. Ai shton se, përveç ambulancës, gjatë kohës që ndodhej aty, katër automjete të tjera kanë pësuar të njëjtin fat, duke u dëmtuar në të njëjtin segment problematik.

Denoncuesi thekson se situata në këtë aks është bërë alarmante, pasi dhjetëra makinave u janë çarë gomat gjatë ditëve të fundit, fakt i cili është dokumentuar vazhdimisht edhe nga redaksia jonë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Ja autostrada… ambulancës dy goma të çara. Ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë–Durrës, në Vorë. Ambulanca kishte një pacient brenda që vinte nga Fieri dhe po dergohej drejt Tiranës. Përveç ambulancës, sa isha unë aty, iu çanë gomat edhe 4 makinave të tjera.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit