SHBA/ Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen pranë Shtëpisë së Bardhë, njëri prej tyre në gjendje kritike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.11.2025, 22:29

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare amerikane janë qëlluar me armë në qendër të Uashingtonit, pranë stacionit të metrosë Farragut West, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia lokale ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Forcat e sigurisë po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë në qendër të kryeqytetit, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin kalimin në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit