Gjendje e jashtëzakonshme në Tajlandë, gjarpri gjigand shfaqet mes rrugëve të përmbytura

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2025, 22:30

Përmbytjet masive që kanë goditur Tajlandën ditët e fundit kanë sjellë jo vetëm dëme të shumta materiale, por edhe skena të pazakonta. Në pamjet e filmuara në qytetin Hat Yai, provinca Songkhla, shihet një gjarpër gjigand, me shumë mundësi një piton, teksa lëviz mes rrugëve të përmbytura.

Ujërat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë disa zona të provincës pas reshjeve ekstreme, ndërsa autoritetet ndodhen në gatishmëri dhe vijojnë operacionet e shpëtimit. Shfaqja e gjarprit ka alarmuar banorët, të cilët raportojnë se kafshë të egra po dalin në sipërfaqe për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Ndërkohë, organizatat e emergjencave paralajmërojnë se përmbytjet e shpeshta dhe ekstreme po lidhen gjithnjë e më shumë me ndryshimet klimatike, të cilat prekin drejtpërdrejt rajone të tëra në Azi.

Pamjet e gjarprit gjigand po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit