Qytetari i verbër denoncon: Na kanë lënë në harresë, prej vitesh s’marrim bonusin e fundvitit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2025, 21:04

Një qytetar me statusin e të verbrit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mënyrën se si, sipas tij, kjo kategori po lihet jashtë vëmendjes së institucioneve. Ai thotë se prej shumë vitesh personat e verbër nuk përfshihen në bonusin e fundvitit, pavarësisht gjendjes së tyre të vështirë ekonomike.

Sipas qytetarit, kjo situatë përsëritet çdo vit, pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Ai shton se edhe kreu i Shoqatës së të Verbërve, që sipas tij duhet të ishte zëri kryesor i kësaj kategorie, nuk ka reaguar.

Mesazhi i tij i plotë drejtuar redaksisë sonë:

“Mirëmbrëma. Kam një shqetësim. Prej shumë vitesh personat me statusin e të verbrit nuk përfitojnë bonusin e fundvitit. Çdo vit lihemi jashtë kësaj skeme dhe askush nuk jep një përgjigje pse ndodh kjo. Unë vetë jam me statusin e të verbrit dhe nuk kam marrë asnjë herë bonus fundviti. Mund ta verifikoni edhe tek kryetari i Shoqatës së të Verbërve, i cili nuk ka reaguar asnjëherë për këtë çështje. Nga askush nuk është marrë parasysh kjo kategori. Kryetari i shoqatës nuk duket i interesuar, ndërkohë që të gjithë e dimë se këtu në Shqipëri drejtuesit shpesh ndjekin linja politike dhe flasin shumë pak për problemet e vërteta të njerëzve.”

Qytetari kërkon që kjo çështje të ngrihet publikisht, në mënyrë që institucionet përkatëse t’i japin një përgjigje dhe të marrin masa për të mos lënë në harresë një kategori kaq të brishtë të shoqërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit