Një tjetër incident i turpshëm ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë–Tiranë, ku një automjet ka përfunduar drejt e në një gropë të hapur, në një prej segmenteve më të degraduara të zonës. Pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë situatën skandaloze të rrugës, e cila prej vitesh është lënë në mëshirë të fatit.
Rruga është e mbushur me gropa, pa sinjalizim dhe pa asnjë masë sigurie, ndërsa firmat e mirëmbajtjes vazhdojnë të përfitojnë fonde publike pa kryer as punimet më minimale. Qytetarët ngrenë shqetësimin se kjo gjendje është rezultat i abuzimeve të përvitshme me tenderat e rrugëve, ku shpërndahen miliona euro për punime që shkatërrohen pas pak javësh.
Ndërkohë, askush nuk jep llogari për dëmet që u shkaktohen qytetarëve dhe për rrezikun e përditshëm që paraqet ky segment, i cili tashmë është kthyer në simbol të paaftësisë dhe abuzimit me fondet publike.