Operacioni i Policisë së Elbasanit për kontrollin e një grupi personash të armatosur në një lokal pranë aksit Bradashesh-Metalurgji, u zhvendos nga fokusi publik për shkak të një përplasjeje të fortë mes prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka, dhe avokatit Ulian Bajrami, gjatë seancës së masave të sigurisë. Incidenti solli mbajtjen për orë të tëra të avokatit në komisariat, duke eklipsuar ngjarjen kryesore: arrestimet e realizuara në lokal.
Në listën e personave të shoqëruar nga policia ishte edhe një emër i njohur në zonë, Bujar Muça, i njohur gjerësisht si “Jari i Deltës”, për shkak të lidhjeve me kompaninë e hidrosanitarëve “Delta Holding”. Ai u arrestua nën akuzën “moskallëzim krimi”, por u la i lirë tre ditë më pas, pasi gjyqtarja Megi Strakosha caktoi masën “detyrim për paraqitje”, e njëjta që kishte kërkuar edhe Prokuroria e Elbasanit.
Telefonata anonime dhe ndërhyrja
Sipas dosjes së Prokurorisë së Elbasanit, gjithçka nisi më 13 tetor 2025, pas një telefonate anonime të mbërritur në sallën operative, ku raportohej prania e disa personave të armatosur në një restorant të zonës.
Oficerët e Policisë Gjyqësore shkruajnë në relacionin e tyre:
“Menjëherë është organizuar puna, duke u mbledhur dy grupe së bashku me pajisjet policore, për të bërë ndërhyrjen”.
Në aksion u përfshinë edhe efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
“A e dini me kë keni të bëni?”
Sipas raportimit zyrtar, ndërhyrja ndodhi rreth orës 15:20:
“Kemi ndërhyrë në lokal, ku një grup operacional me tre punonjës ka hyrë nga pjesa e pasme, ndërsa pjesa tjetër nga hyrja kryesore. Pranë banakut ndodhej një tavolinë me rreth dhjetë persona. U prezantuam si punonjës policie, të veshur me jelekë me mbishkrimin ‘Policia’, dhe i informuam se do t’i nënshtroheshin kontrollit fizik. Disa prej tyre na komunikuan: ‘A e dini me kë keni të bëni?’, ‘Do mbani përgjegjësi për veprimet që po bëni’”.
Gjatë kontrollit fizik të personave në tavolinë, policia gjeti dy armë pa leje dhe një të tretë, e cila rezultoi me leje pas verifikimeve në Prokurori.
Në vijim të operacionit, u arrestuan Stefan Memeli, Akil Kërtusha dhe Endëri Doda për “armëmbajtje pa leje”, raporton BoldNews.al. Fillimisht u prangos edhe Ervin Cani, i cili më pas vërtetoi se arma e tij ishte me leje zyrtare, si punonjës i një kompanie sigurie fizike.
Po ashtu, Policia arrestoi Hanson Mullahin, Maksim Suçin dhe Egi Çaushin për “kundërshtim të forcave të rendit”
Për akuzën “moskallëzim krimi” u arrestuan Bujar Muça, J.Z. (i mitur), Arjan Doda, Jugers Mullahi, Blerim Heta, Taulant Zykollari dhe Ergys Tusha.
Masat e sigurisë në gjykatë: