Tragjike në Los Angeles, 13-vjeçarja qëllon për vdekje 16-vjeçarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.11.2025, 20:08

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pomonës, në Los Angeles County, ku një vajzë 13-vjeçe është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një djalë 16-vjeç.

Sipas raportimeve të policisë, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna me armë rreth orës 17:00 të dielën. Në vendngjarje u gjet viktima me plagë nga arma e zjarrit, dhe pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur.

Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë. Për shkak të seriozitetit të incidentit, Njësia e Krimeve të Rënda e Departamentit të Policisë së Pomonës ka nisur një hetim të gjerë.

Gjatë hetimeve, autoritetet identifikuan një vajzë 13-vjeçare si e dyshuar për krimin. Ajo është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e të Miturve. Identiteti i të dyshuarës dhe i viktimës nuk është bërë publik nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit