“Nisi nga një koment në TikTok”, Dëshmia e 14-vjeçarit që plagosi bashkëmoshatarin me thikë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.11.2025, 19:39

Në prani të psikologes dhe grupit hetimor, 14-vjeçari M.K., i arrestuar pas ngjarjes së rëndë në lagjen nr. 14 të Durrësit, ka dhënë deklaratën e tij lidhur me plagosjen me thikë të një bashkëmoshatari 15-vjeçar.

Sipas policisë, përplasja nisi nga një konflikt i lindur fillimisht në rrjetet sociale, konkretisht në TikTok, duke u shndërruar më pas në një sherr mes dy grupeve adoleshentësh.

Dëshmia e 14-vjeçarit: “Pak ditë më parë patëm një debat për një koment në TikTok. Filloi si një keqkuptim me komente dhe më pas vendosëm të takoheshim për t’u sqaruar. E dinim që ata do vinin me shokë, ndaj edhe ne u organizuam në grup. U takuam pranë shtëpisë së tij dhe nisi një debat, kush je ti e kush jam unë. Gjithçka u kthye në një sherr masiv,” – ka deklaruar i mituri.

Ai tregon se gjatë përplasjes është përdorur dhunë nga të dyja palët. “Ata na goditën me mjete të forta. Unë nxora thikën më shumë për t’i trembur. Ishte më i madh në moshë dhe më godiste. E qëllova disa herë, por nuk doja ta plagosja rëndë, as ta vrisja. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar.”

Si autori i dyshuar, ashtu edhe i plagosuri, janë banorë të të njëjtës lagje dhe ndjekin të njëjtën shkollë në zonën e ish-Kënetës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit