Spektakël sot në Champions, duelet më të bukura që premtojnë gola

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.11.2025, 18:40

UEFA Champions League rikthehet sonte me përballje të nivelit më të lartë, të gjitha të planifikuara të nisin në orën 21:00, duke sjellë një mbrëmje futbolli që pritet me padurim në gjithë Evropën.

Arsenali do të masë forcat me Bayern Munich-un, në një test të rëndësishëm për skuadrën e Artetës, e cila synon të riafirmojë ambiciet e saj ndërkombëtare ndaj një prej gjigandëve të futbollit europian. Në Madrid, Atlético pret Interin në një duel ku pritet të dominojnë taktika, intensiteti dhe një mbrojtje e hekurt, elemente që mund të vendosin fatin e takimit.

Liverpooli kërkon të shfrytëzojë atmosferën elektrizuese të “Anfield”-it kundër PSV-së, me anglezët që synojnë të ruajnë ritmin dhe të sigurojnë kualifikimin. Ndërkohë, Real Madridi udhëton drejt Pireut për t’u përballur me Olympiacosin, në një sfidë ku madrilenët janë favoritë, por grekët shpresojnë të realizojnë surprizën.

Në Paris, PSG dhe Tottenham zhvillojnë një nga përballjet më të ekuilibruara të mbrëmjes, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikë vendimtare në një grup tepër të vështirë dhe të ngjeshur.

Një natë Champions-i që premton spektakël, gola dhe emocione deri në çastet e fundit, me shumë skuadra që mund të përcaktojnë sot një pjesë të rëndësishme të fatit të tyre europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit