Mbrëmjen e djeshme, pranë redaksisë së JOQ Albania mbërriti një thirrje urgjente për ndihmë nga familjarët e gjyshit Nuri, i cili që prej mesditës së djeshme kishte humbur çdo kontakt me të afërmit e tij në Dobrovë, Peshkopi. Familja, e shqetësuar për mungesën e tij të papritur, kërkoi ndihmën e qytetarëve nëpërmjet redaksisë sonë për ta gjetur sa më shpejt.
Fatkeqësisht, kërkimi përfundoi sot me një lajm tragjik: Nuri Saraçi është gjetur i ngrirë nga temperaturat e ulëta. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë menjëherë sapo ka mbërritur në spital.
Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Nuri Saraçit për humbjen e rëndë.