E rëndë: Ky është 36-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.11.2025, 08:39

Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë dhe thellësisht e dhimbshme që është regjistruar në Gjakovë, ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet se lidhen me vetëvrasje.

Siç mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Tivari”, ku Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe, pas arritjes në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se bëhej fjalë për 36 vjeçarin, i cili ishte gjetur në një objekt përcjellës të shtëpisë, i varur në litar.

Mësohet se bëhet fjalë për Shkumbin Morinën.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa rastit i janë përgjigjur Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor dhe Hetimet Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes. Rreth orës 15:00 është bërë edhe tërheqja zyrtare e trupit nga vendi i ngjarjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit