Kanalizimet jashtë funksioni, në Durrës kalohet me varkë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.11.2025, 15:47

Shiu i sotëm ka nxjerrë sërish në pah problemin kronik të kanalizimeve në Durrës. Rrugët kryesore të qytetit u mbushën me ujë brenda pak minutash, duke paralizuar trafikun dhe duke krijuar rrezik për banorët.

Kjo situatë është një pasqyrë e qartë e neglizhencës së Bashkisë Durrës dhe e papërgjegjshmërisë së kryetares Sako, që duket se nuk ka gjetur ende një zgjidhje për problemet e përsëritura të qytetit bregdetar. Investimet minimale në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimeve dhe mungesa e planifikimit afatgjatë po e kthejnë qytetin në një rrezik të vazhdueshëm për qytetarët.

Në vend që të merret me politika dhe foto propagandistike, Bashkia duhet të ndërmarrë masa konkrete për pastrimin e kanaleve dhe parandalimin e përmbytjeve. Përndryshe, çdo shi do të shndërrohet në një krizë të re për qytetin dhe banorët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit