15-vjeçari në Durrës në gjendje kritike, mjeku: Ka 4 plagë në gjoks, njëra i ka prekur zemrën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.11.2025, 15:06

Mjeku kirurg Fitim Shini, në një prononcim për mediat, ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u plagos mëngjesin e sotëm në Durrës nga disa gjimnazistë. Ai thotë se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

Sipas mjekut, i mituri ka mbërritur në urgjencë me 4 plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre po depërtonte në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar. “Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni."

Ai theksoi se fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. “Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, u shpreh mjeku Fitim Shini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit