Tarraca e amortizuar dhe depozitat gati të rrëzohen: Banorët e Durrësit kërkojnë zgjidhje nga Sako

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2025, 15:04

Banorët e pallatit 814 në lagjen 18 të Durrësit i janë drejtuar redaksisë tonë, duke denoncuar gjendjen alarmante të ndërtesës ku jetojnë. Sipas tyre, pallati është lënë në harresë nga Bashkia e Durrësit, edhe pse ndërtesat e tjera të lagjes janë rregulluar dy vite më parë.

Ata thonë se para dy vitesh bashkia rregulloi pallatet në këtë lagje, por vetëm dy prej tyre i lanë në katastrofë, duke theksuar se problemi më i madh është tek tarraca dhe depozitat e ujit.

Ata thonë se depozitat janë të dëmtuara, të pambrojtura dhe të vendosura mbi një tavan të lagësht e të amortizuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra familjeve. Sipas tyre, depozitat mund të bien poshtë nga momenti në moment, por rreziku më i madh është kur ka shi ose erë të fortë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga kryebashkiakja Emirjana Sako, duke paralajmëruar se situata mund të përfundojë në tragedi nëse nuk merren masa urgjente.

Ju lutem publikojeni, jemi me fëmijë të vegjël. Të marrë shteti masa për depozitat dhe murin që presim të na bjerë në kokë nga lagështia. Po na rrezikohet jeta, tavanet janë të qullura, gati për të rënë bashkë me depozitat. Të ndërgjegjësohet bashkia, se kështu si po shkon puna do vritemi me komshitë,” apeluan banorët.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të garantuar sigurinë e familjeve që jetojnë në këtë pallat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit