Pushime falas në Suedi, por vetëm nëse qëndron në heshtje dhe pa telefon

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.11.2025, 13:34

Në jug të Suedisë, në rajonin piktoresk të Skåne, ka lindur një formë e re turizmi që po surprizon udhëtarët nga e gjithë bota, projekti #StayQuiet, një eksperiencë ku pushimi ofrohet falas, por me një kusht të pazakontë, heshtje absolute. Pjesëmarrësit qëndrojnë në kabina të izoluara në natyrë, larg teknologjisë dhe distraksioneve, ndërsa tingujt monitorohen me matës të decibelëve: çdo fjalë apo zhurmë e tepruar mund të mbyllë menjëherë eksperiencën.

Kabinat e projektit, të zhytura mes pyjeve dhe pranë liqeneve të qeta, ofrojnë një “detox akustik” unik. Ditët kalojnë ngadalë mes shëtitjeve në natyrë, larjeve në ujëra të kthjellta dhe darkave pranë zjarrit, gjithçka në heshtje të plotë. Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit e parë të edicionit të vjeshtës 2025 treguan se mungesa e zhurmës transformon jo vetëm ritmin e ditës, por edhe mendimin, duke rikthyer një qetësi që shpesh mungon në jetën moderne.

#StayQuiet lidhet ngushtë me projektin “Map of Quietude”, një hartë e vendeve më të qeta të Skåne-s, e krijuar për të promovuar destinacione me ndotje minimale akustike. Interesi për këtë eksperiencë ka qenë aq i madh, saqë regjistrimet janë mbyllur brenda pak ditësh një provë se kërkesa për qetësi është më e lartë se kurrë. Në një botë ku zhurma është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Suedia po tregon se heshtja është luks dhe mund të jetë edhe falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit