Harrojeni Arbenin dhe Albanin, Amar emri i preferuar për djemtë shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2025, 12:53

Të dhënat e INSTAT tregojnë se emrat e djemve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë viteve 2020–2025.

Amar është aktualisht emri më i preferuar për djemtë e sapolindur, ndërsa prindërit po zgjedhin gjithnjë e më shumë emra të shkurtër dhe me origjinë të huaj, si Deon, Aron apo Liam, duke lënë pas emrat tradicionalë shqiptarë si Arben, Gëzim apo Alban.

Ekspertët e gjuhës dhe kulturës vënë re se kjo tendencë reflekton një largim nga identiteti kombëtar dhe një ndikim të fortë të modeleve ndërkombëtare, ku zgjedhja e emrit shpesh bazohet më shumë te tingulli dhe moderniteti sesa te kuptimi dhe tradita.

Shumë prindër preferojnë emra të huaj pasi i konsiderojnë më modernë dhe tërheqës, edhe pa njohur domethënien e tyre. Specialistët vënë në dukje se kjo është shqetësuese, pasi Shqipëria ka emra të bukur dhe me vlera kulturore që shqiptohen më lehtë dhe tingëllojnë natyrshëm në gjuhën shqipe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit