“Hajde sqarohemi” detaje nga sherri mes adoleshentëve, i mituri ka marrë 4 goditje, njëra pranë zemrës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.11.2025, 12:33

Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale ndërmjet disa adoleshentëve ka përfunduar në një përplasje të dhunshme mes dy grupeve, ku si pasojë është plagosur me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pasi të rinjtë kishin rënë dakord të takoheshin për të “sqaruar” debatin e nisur online.

Sipas burimeve për media, dy adoleshentët kanë mbërritur në vendin e takimit së bashku me shokët e tyre, ndërsa pas debateve me tone të ashpra situata ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta. Gjatë konfliktit, një 14-vjeçar me inicialet M.K. ka goditur katër herë me thikë 15-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori i dyshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa i mituri i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal. Grupi i të rinjve dyshohet se ka tentuar fillimisht ta fshehë ngjarjen. Dy protagonistët e konfliktit janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

14-vjeçari M.K. akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit