Njëri me kallash e tjetri me pistoletë, dalin fotot e atentatit ndaj Julit të Pashakos

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2025, 12:13

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit me armë ndaj Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës, që tronditi qytetin ditën e djeshme.

Autorët, ende të paidentifikuar, ishin dy persona të maskuar dhe me kapele, të cilët dolën nga një makinë e parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame” dhe qëlluan drejt makinës BMW të Sulës, njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë.

Sula, i njohur edhe si Juli Pashakos, reagoi shpejt, rriti shpejtësinë e automjetit dhe shpëtoi për mrekulli. Gjashtë plumba goditën makinën, ndërsa një plumb i shkaktoi një plagë të lehtë në këmbë. Pas atentatit, autorët dogjën automjetin dhe armët në fshatin Lifaj.

Policia ka marrë në pyetje 18 persona, përfshirë të afërm të Sulës, ndërsa hetimet janë përqendruar kryesisht te larja e hesapeve mes grupeve kriminale dhe aktivitetet e tij të dyshuara kriminale që nga viti 1997. Pamjet nga kamerat e sigurisë konfirmojnë momentin e të shtënave dhe largimin e autorëve me shpejtësi.

Julian Sula është një figurë e njohur për policinë, me rekorde të shumta për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësve të rendit, por ditën e djeshme nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, duke deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar dhe rreziku për larje hesapesh mes grupeve kriminale mbetet i lartë në zonë.

U përdor nga autorët në atentatin ndaj 'Julit të Pashakos', ja çfarë ka  ngelur nga automjeti i djegur. Mes shënjestrës dhe autorëve pati shkëmbim  zjarri - AKTUALITET

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit