Rrëshqitja e dheut në Trebel izolon 30 familje, Mema s’merr asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.11.2025, 12:27

Rruga kryesore e fshatit Trebel, në bashkinë Skrapar, është bllokuar plotësisht nga rrëshqitja e dheut, duke lënë të izoluar rreth 30 familje. Banorët thonë se situata po shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme dhe qarkullimin e automjeteve.

Megjithë ankesat e përsëritura, kryebashkiaku Adriatik Mema nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar rrugën. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për të rikthyer qarkullimin dhe sigurinë në zonë.

Përshëndetje! Jeta është qejf. Desha të publikoni këtë video të rrugës së fshatit Trebel, bashkia Skrapar, ku rruga është bllokuar plotësisht nga rrëshqitja e dherave. Janë bllokuar rreth 30 familje. Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar rrugën, pavarësisht ankesave që kemi bërë në institucion. Banorët e Trebelit bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente, pasi situata po krijon vështirësi të mëdha për jetën e përditshme”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit