Shqipëria e regbisë mposht Greqinë 57-0 në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.11.2025, 11:27

Fundjavën e kaluar, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, përfaqësuesja shqiptare e regbisë regjistroi një fitore bindëse 57-0 ndaj Greqisë. Ky takim miqësor, i miratuar nga Federata Botërore e Regbisë, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sporti të ri në vendin tonë. Kjo fitore vjen pas suksesit të mëparshëm në Istog, ku kombëtarja shqiptare mundi Kosovën me rezultatin 88–0. Dy fitore radhazi që tregojnë rritjen e madhe të këtij sporti britanik në vendin tonë.

Mesazhi i plotë i ekipit:

Përshëndetje JOQ! 😊 Po ju sjell një lajm shumë të bukur nga sporti ynë kombëtar. Më 22 nëntor, skuadra kombëtare e regbisë së Shqipërisë arriti një fitore të jashtëzakonshme kundër ekipit kombëtar grek me rezultatin 57–0! 🏉🇦🇱

Ndeshja ishte aktivitet i miratuar edhe nga Federata Botërore e Regbisë (World Rugby), çka e bën edhe më të rëndësishme këtë arritje.

Kjo fitore vjen menjëherë pas suksesit të mëparshëm në Istog, ku kombëtarja shqiptare mundi Kosovën me rezultatin 88–0. Dy fitore radhazi që tregojnë rritjen e madhe të këtij sporti tek ne! 🔥🇦🇱

Do ishte super nëse mund ta postonit si informacion. Faleminderit shumë! 🙌

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit