Shpat Kasapi ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2025, 11:18

Është shuar në moshë fare të re këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, ai është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të njohur të muzikës shqiptare.

Kasapi ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’ BigBrother Albania VIP 5, por fatkeqësisht u nda nga jeta.

Stafi i Top Channel dhe BigBrother Albania VIP i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes të Shpat Kasapit. Për këtë humbje kaq të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit