Vëllai zbuti radikalin Hamza Uka: Mendo për djalin dhe largo xhindet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.11.2025, 11:28

Tensioni në Orosh u përshkallëzua kur Hamza (Erzen) Uka dhe Julian Cumraku u izoluan në një banesë të braktisur, duke kundërshtuar me armë patrullën e parë të policisë. Sipas burimeve, të dy radikalët kishin humbur prej ditësh nga mbikëqyrja e strukturave antiterror, ndërsa kur u lokalizuan, refuzuan çdo komunikim me forcat e rendit, duke deklaruar se “Do luftojmë deri në fund…”.

Negociatat zyrtare të RENEA-s nuk dhanë rezultat, pasi nga brenda shtëpisë u kthye përgjigje vetëm me breshëri kallashnikovi. Pikërisht në këtë moment, policia kërkoi ndërhyrjen e familjarëve. Vëllai i Hamza Ukës tentoi disa herë t’i afrohej, me frikën se mund të qëllohej, por vetëm në përpjekjen e fundit ai arriti t’i fliste vëllait të armatosur, duke e prekur në pikën e dobët, familjen dhe djalin e vogël.

Fjalët vendimtare që thyen rezistencën e Hamza Ukës ishin: “Mendo për djalin… largo xhindet dhe mos e shkatërro jetën tënde”. Pas kësaj bisede, Uka dhe Cumraku hapën derën e banesës dhe u dorëzuan. RENEA gjeti një arsenal armësh, granata, municion dhe materiale propagandistike të ISIS, ndërsa të dy tashmë përballen me akuza të rënda për armëmbajtje, kundërshtim të armatosur dhe propagandë terroriste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit