Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26.11.2025, 11:23

Tetori i këtij viti ka sjellë një rritje të ndjeshme prej 19.3 për qind të hyrjeve të të huajve në Shqipëri, duke sinjalizuar për një rikthim të turizmit në këtë stinë. Rreth 306 mijë qytetarë nga Kosova kanë vizituar Shqipërinë, duke shënuar një rritje për 60 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2024.

Rikthimi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri duket se është nxitur edhe nga organizimi i aktiviteteve të lidhura me Kosovën në Tiranë, përfshirë një protestë mbarëkombëtare më 17 tetor në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesa e hyrjeve nga Kosova përbën aktualisht 33.7 për qind të totalit të turistëve të huaj. Pas Kosovës, italianët vijojnë të mbeten grupi i dytë më i madh, me 98.7 mijë hyrje gjatë tetorit, që paraqet një rritje prej 14.2 për qind.

Ndërkohë, hyrjet nga Maqedonia e Veriut kanë rënë, ndërsa Greqia ka regjistruar një rritje modeste prej 3.5 për qind. Tregjet evropiane, si gjermanët dhe francezët, vazhdojnë të rriten, me një interes të veçantë për turet kulturore gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Deri në fund të tetorit, Shqipëria ka pritur 11.1 milionë turistë, një rritje prej rreth 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Ky rikthim i fortë i turizmit është një sinjal optimizmi për sektorin, dhe tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për vizitorët nga rajoni dhe më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit