Një qytetar ka denoncuar gjendjen e degraduar të rrugës "Fuat Toptani", duke theksuar se kompania përgjegjëse për riparimin nuk ka marrë asnjë masë sigurie. Sipas tij, karanxhatat dhe gropat e shumta e bëjnë të pamundur kalimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve. Ai ka njoftuar se situatën do ta dokumentojë edhe me foto për të treguar gjendjen reale të rrugës.
Situata sipas qytetarit është e rrezikshme, pasi mungesa e sinjalistikës dhe masave parandaluese mund të shkaktojë aksidente. Shumë banorë të zonës shprehen të shqetësuar për kushtet e rrugës, sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që përdorin këtë rrugë çdo ditë.
"Mirëmëngjes JOQ! Jemi në rrugën "Fuat Toptani" dhe kompania si bën rrugën nuk merr asnjë masë, nuk kalohet nga karanxhatat dhe gropat, po ua dërgojmë me foto”, shkruan qytetari.