E rëndë në Shijak: 44-vjeçari abuzon seksualisht me një vajze 18-vjeçare me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26.11.2025, 10:56

Një incident i rëndë është regjistruar në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak, ku një vajzë 18-vjeçare, e cila sipas familjarëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka denoncuar se është abuzuar seksualisht me dhunë në një banesë të braktisur.

Pasi ka bërë denoncimin, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilat 44-vjeçari i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj të arrestuarit do të hetohet për veprat penale: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit